Rreth nesh

FF GROUP TOOLS është një furnizues mjetesh në rritje,
me një gamë të gjerë veglash dore për montim dhe pajisje të sigurta.

Përvoja jonë e madhe e viteve të fundit na ka mësuar shumë.
Kërkesat në rritje të tregut mbarëbotëror si dhe klientët tanë kërkues
na shtyjnë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Ne përmirësojmë vazhdimisht biznesin tonë, falë filozofive moderne të menaxhimit.
Politika jonë e ruajtjes së çmimeve të ulëta krahas standardeve tona për një cilësi të
lartë na ka renditur ndër më të mirët për sa i përket përzgjedhjes si nga përdoruesit
e risisë BV (Bëje-Vetë), të cilëve u pëlqen ”të riparojnë vetë”, ashtu edhe nga
profesionistët që kërkojnë zgjidhjen më ekonomike!

Evolucioni i traditës

Gjatë 60 viteve të fundit ne kemi evoluuar duke u shndërruar nga një biznes familjar , të fokusuar kryesisht në prodhimin e produkteve të përpunimit të hekurit dhe farkëtimit, në një markë që përfiton nga njohuritë e thella të akumuluara gjatë gjithë këtyre viteve, të pasuruara këto me devotshmërinë e implementimit të teknologjive më të reja dhe pasionin për dizajnin.

Produktete tona prodhohen në fabrika që ndodhen në mbarë botën, të cilat zgjidhen me kujdes për sa i përket procedurave të prodhimit, mjediseve, makinerive dhe adermit në standardet ndërkombëtare aktuale.”

ffgroup_building

photo1

Misioni ynë

OMisioni ynë bazohet në kërkimin e vazhdueshëm të nevojave të tregut. Ne projektojmë, krijojmë, prodhojmë dhe testojmë produktet tona, duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë, duke zgjeruar rangun e produkteve dhe njëkohësisht ruajmë çmimet konkurruese.
Por më e rëndësishmja është se portofoli i produkteve tona u ofron klientëve tanë besimin që u nevojitet për të qenë të suksesshëm në tregun global.      

Në FF GROUP, ne si individë:
  • ruajmë profesionalizmin dhe përpiqemi për përmirësim të vazhdueshëm
  • vlerësojmë besimin dhe përgjegjësinë personale
  • veprojmë me integritet, ndershmëri dhe respekt
  • ofrojmë shërbime dhe produkte të shkëlqyera që i shtojnë vlerën biznesit të klientëve tanë
  • fokusohemi në rritjen e vazhdueshme dhe performancën e jashtëzakonshme

gallery1

gallery2

gallery3

gallery4

Rrjet global me rritje të shpejtë

Ne shesim dhe shpërndajmë produktet tona në mbarë botën

Ne u ofrojmë klientëve tanë vlerat dhe cilësinë më të lartë çdo ditë,
ne ndërtojmë marrëdhënie të forta mirëbesimi në tregjet lokale.
Produktet tona shiten dhe shpërndahen nëpërmjet një rrjeti
shistjesh me rritje të shpejtë në mbarë botën.

Ne punojmë me:

  • Agjentë
  • Tregtar me shumicë
  • Dyqane të firmave të mëdha
  • Dyqane lokale të pajisjeve hardware

ÇERTIFIKIMI ISO

ΙPërmirësimi dhe perfeksionimi i të gjitha proceseve të kompanisë, si dhe sistemi i menaxhimit të cilësisë, përbëjnë shqetësimin kryesor të organizatës tonë dhe ne dëshirojmë që ky fakt të reflektohet në të gjitha pikat e punës tonë, veçanërisht në organizimin dhe strukturën e organizatës tonë, dhe pa harruar komunikimin midis punonjësve dhe klientëve tanë.

Proceset e prodhimit dhe kontrollit janë çertifikuar
në përputhje me standardet ISO 9001:2008

iso2

s4

s5

s6

s7